Ylli reagon për ngjarjet e fundit, kjo është deklarata e tyre

Ylli reagon për ngjarjet e fundit, kjo është deklarata e tyre

Edhe klubi basketbollistik, Golden Eagle Ylli ka reaguar në lidhje me rastin e djeshëm që e publikoi KB Prishtina.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KB Prishtina dje ka hedhur dyshime se gjyqtarët grekë, të caktuar për ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Trepçës, janë parë duke pranuar ryshfet për të favorizuar mitrovicasit.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Ylli ka reaguar lidhur me këtë ngjarje mbrëmë, pas eliminimit nga play-offi.

Ky është reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrhje:

Të dashur komunitet i basketbollit, të dashur qytetarë të Suharekës dhe tifozë të klubit tonë!Klubi ynë i ka përcjell me shumë vëmendje zhvillimet e fundit, n’a vjen shumë keq për situatën e krijuar dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që ata të cilët e shkaktuan këtë situatë, të marrin denimin meritor.Siç thamë më lartë kemi percjell zhvillimet por asesi nuk kemi dashur të inkuadrohemi në debatin publik të krijuar duke respektuar qëndrimet e klubeve të përfshira dhe duke e trajtuar këtë situatë siç i takon një klubi profesionist dhe me parimin që gjithkush është i pafajshëm deri sa drejtësia dhe profesionistët e kësaj fushë t’a thone fjalën e tyre. Nuk reaguam edhe pse emri i klubit tonë u lakua pa kurfar të drejte nga KB Peja rivali ynë sonte duke postuar në faqen zyrtare te klubit një shkrim i cili e tensionoi jashtzakonisht situatën.Ky presion u vërejt në ndeshjen e sotshme tek shikuesit, klubet dhe sigurisht kishte presion direkt tek gjygjtarët e ndeshjes.KB Golden Eagle Ylli me humbjen në ndeshjen e sontshme e përmbyll sezonin basketbollistik 2022/23, natyrisht jashtë pritshmërive tona. Tani që sezoni sportiv për ne ka përfunduar, e kemi parë te rrugës të reagojmë me anë të kësaj komunikate pasi që e njejta nuk do të ndikoj dhe nuk do të prodhoj presion për klubet dhe akterët tjerë.Klubi ynë gjatë gjithë sezonit është përballur me sulme të ulëta nga zyrtari i një klubi, i cili në cilësi të drejtorit të klubit fillimisht dhe pastaj si “dashamirë i basketbollit”, shumë herë në shkrimet e tij ka akuzuar, kërcënuar dhe shantazhuar për vjedhje, blerje të referëve, trukime të ndeshjeve, sulme dhe fyrje në drejtim të drejtorit tonë, sulme ndaj trajnerit tonë, marrje të titullit kampion dhe dhënien klubit të tij… KB Golden Eagle Ylli ka qënduar i qetë sepse e kemi ditur që të gjitha ndeshjet dhe të gjitha trofetë i ka fituar me ndjers dhe luftë në parket, kemi qenë të bindur që të gjitha këto janë shpifje dhe ka shpresuar që dikush nga organet e FBK-së, Komisioni i garave apo organet tjera vendimarrëse do të reagonin dhe të ndalen këto gjera tejet ulëta nga përsona dhe grupe të ulëta që më së paku i’a dojnë të mirën Basketbollit dhe Sportit.KB Golden Eagle Ylli do të fillojë punën nga sot që në Sezonin 2023/24 të jemi më të organizuar, më fortë dhe me objektiva të qarta, gjithashtu ekipeve finaliste j’u dëshiron suksese duke uruar që fituesi të përcaktohet në fushën e lojës!

Shpërndaje në: