Armando Broja po rikthehet, sulmuesi shqiptar fillon stërvitjen individuale pas rreth katër muajsh

Armando Broja po rikthehet, sulmuesi shqiptar fillon stërvitjen individuale pas rreth katër muajsh

Armando Broja ka nisur stërvitjen individuale pas rreth katër muajsh.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar i Chelsea-t në një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në palestër, ndërsa shkruan: “Rikuperimi”.

Broja është jashtë fushës së blertë që nga 11 dhjetori i 2022-shit, ndërsa u dëmtua në minutën e 25-të të ndeshjes miqësore së Chelsea-t me Aston Villa-n, ku këputi ligamentin e gjurit.

Ende nuk dihet se kur do jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, por rinisja e stërvitjes është një lajm i mirë.

Shpërndaje në: