Gjestet e turpshme të Ronaldos: Kërkohet arrestimi dhe dëbimi i tij nga Arabia Saudite

Gjestet e turpshme të Ronaldos: Kërkohet arrestimi dhe dëbimi i tij nga Arabia Saudite

Një gjest i të turpshëm, të cilin ai nuk e bëri për herë të parë në karrierën e tij, por që nuk ka marrë aq vëmendje mediatike sa tani, mund t’i kushtojë Cristiano Ronaldos angazhimin e tij në Arabinë Saudite.

Kapja e organit gjenital si kundërpërgjigjje ndaj tifozëve, të cilët i brohorisnin “Messi, Messi” në ndeshjen kundër Al Hilalit, ofendoi thellësisht sauditët.

Shumë prej tyre dolën në rrjetet sociale të mërkurën dhe iu bashkuan thirrjeve për dëbimin e portugezit 38-vjeçar.

Çështja shkoi aq larg sa avokatja Nouf bint Ahmed njoftoi në Tëitter se do të paraqiste një kallëzim penal në Prokurorinë Publike Saudite

Në të, ajo njoftoi se do të denoncojë Ronaldon për një krim kundër paturpësisë publike, që në rastin e shtetasve të huaj dënohet me arrestim dhe dëbim.

“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse spektatorët provokuan Ronaldon, ai nuk reagoi mirë. Sjellja e tij është krim. Do të bëjmë kallëzim në prokurori”, tha Bint Ahmed, njoftojnë mediat e huaja.

Komentatori televiziv Mohamed al Anzi doli në mbrojtje të lojtarit, duke pretenduar se ai i ka kapur organet gjenitale për shkak se “ka marrë një goditje të keqe gjatë lojës”, por duket se publiku nuk e ka besuar aspak atë version të historisë.

Gazetari Ozman Abu Bakr e quajti lëvizjen e tij një “gjest të pamoralshëm dhe të pahijshëm” dhe tha se Federata e Futbollit të Arabisë Saudite duhet të ndërpresë menjëherë kontratën.

38-vjeçari portugez është pjesë e Al Nassr nga dimri i këtij viti kur iu bashkua si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United.

Shpërndaje në: