Kahn për një rikthim ndaj Cityt: Gjithçka është e mundur
Bayern Munich e Manchester City do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme “aktin e dytë” të çerek-finales të UEFA Champions League, me ndeshjen e parë në “Etihad Stadium” të triumfuar nga “qytetarët” e Pep Guardiolas me rezultatin e thellë 3 me 0.
Ndër miliona tifozët që presin përmbysjen “bavareze” është dhe legjenda e portës Bayern, Oliver Kahn, i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në “Twitter” u kujton djemve të Tuchel se gjithçka është e mundur në “Allianz Arena”.
“Mos u dorëzoni kurrë!
Detyra nuk mund të jetë më e vështirë, por së bashku mund të bëjmë gjithçka të mundur në Allianz Arena”, shkruan Kahn në postimin e tij.