Batatina: Gjilani nuk e meritoi finalen, arbitrimi katastrofal

Batatina: Gjilani nuk e meritoi finalen, arbitrimi katastrofal

Gjilani dhe Prishtina janë dy ekipet që do të ndeshen në finalen e Kupës së Kosovës këtë edicion.

Gjilani mposhti Llapin edhe në shtëpi me rezultatin minimal, 1:0.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podujevë, Gjilani kishte fituar me rezultat 2:1.

Arbnor Ramadani shënoi golin e vetëm në këtë pjesë në minutën e 34-të, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit u ankua në referim dhe tha se Gjilani nuk e meritoi finalen.

“Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe arbitri nuk dha as kartonë për vonesa. Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se arbitrimi ka qenë katastrofal. Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendoj prej aty humbi koncentrimi i skuadrës. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë. Besoj që do ta kapim Evropën nga kampionati. Takohemi me skuadrat direkte. Kemi mundësinë të ngjitemi në tabelë. Gjilani ia humbi Llapit një trofe, por nuk është skuadër që merr trofe. Përgjegjësinë le ta mbajnë gjyqtarët. Gjithçka ka qenë në favor të kundërshtarit”, tha Batatina pas ndeshjes.

Shpërndaje në: