Presidenti i La Ligas tregon se a mundet Barcelona ta transferojë Messin

Presidenti i La Ligas tregon se a mundet Barcelona ta transferojë Messin

Presidenti i La Ligas, Tebas ka folur në lidhje me të ardhmen e Messit në Barcelonë.

Tabas ka përmendur masat financiare në lidhje me një transferim të mundshëm të Messit te klubi i Barcelonës, shkruan Periskopi.

Ai shton se Barcelona duhet të bëjë shumë përpjekje për ta transferuar argjentinasin.

“Barça duhet të marrë shumë masa financiare për të ndërmarrë regjistrimin e Messit. Ata kanë nevojë për shumë përpjekje për ta realizuar atë”.

“Sot nuk e shoh të realizueshme nënshkrimin e tij. Por ka shumë kohë, Barça mund të bëjë ende lëvizje për të marrë Leon”, tha ai.

Shpërndaje në: