Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë
Juan Mata e ka përgëzuar Milot Rashicën për paraqitjen e mbrëmshme në Superligën turke ndaj Alanyasporit.
Futbollisti kosovar e shënoi golin e katërt të Galatasarayt duke e konfirmuar kështu formën optimale në të cilën po kalon, shkruan “Gazeta Express”.
Vushtrriasi e bëri një postim duke e lavdëruar bashkëlojtarin e tij, ndërsa ish-përfaqësuesi spanjoll ia ktheu atij me një postim në Instastory: “Urime raketë-njeri”, ka shkruar ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe i Chelseat.
Rashica është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Galatasaray nga Norwich City.
Klubi nga Stambolli është i interesuar për ta blerë kartonin e përfaqësuesit kosovar.