Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e Kupës, Prishtina dhe Gjilani shumë afër finales së madhe
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Prishtina është në avantazh të thellë ndaj skuadrës së Vushtrrisë, me rezultatin që është 3 me 0.
Kryeqytetasit tashmë e kanë përfunduar çështjen e skuadrës fituese dhe pothuajse kanë siguruar kalimin tutje në finalen e madhe, gjithmonë duke u bazuar tek rezultati i përgjithshëm që tashmë është 5 me 1.
Në takimin tjetër, Gjilani poashtu ka bërë një hap të madh drejt finales së madhe, duke shkuar në pushim me epërsi prej 1 me 0.
Rezultati i përgjithshëm tashmë është 3 me 1.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta, por duket se një finale mes Gjilanit dhe Prishtinës duket të jetë shumë e mundshme dhe e afërt.