Përleshje e ashpër në derbin kolumbian, të paktën 89 persona të lënduar

Përleshje e ashpër në derbin kolumbian, të paktën 89 persona të lënduar

Të paktën 89 persona janë lënduar para fillimit të ndeshjes së kampionatit kolumbian të futbollit mes rivalëve të përjetshëm, Atletico Nacional nga Medellin dhe America.

Mbështetësit e klubit vendas hodhën monedha, shishe, pishtarë dhe shumëçka tjetër në fushë dhe në drejtim të policisë, çanë gardhin mbrojtës dhe u përpoqën të hynin në fushë.

Më pas ka pasur një konflikt frontal mes huliganëve dhe policisë, ku sipas informacioneve të fundit janë plagosur 89 persona, prej të cilëve 30 policë.

Loja u anulua përfundimisht dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit Kolumbian e caktuan ndeshjen për të mërkurën, por pa praninë e publikut.

Mediat kolumbiane raportojnë se Atletico Nacional do të ndëshkohet rëndë për incidentet, të paktën tre ndeshje të luajtura pa praninë e publikut në fushën e shtëpisë.

Shpërndaje në: