Edy Reja shkarkohet edhe në Slloveni

Edy Reja shkarkohet edhe në Slloveni

Edoardo Reja mori drejtimin e ekipit slloven, Gorica në fillim të muajit të kaluar dhe tani pas vetëm shtatë ndeshjesh u shkarkua.

Eksperti italian e mori skuadrën kur ishte e fundit në kampionat me planin për të përdorur përvojën e tij për ta nxjerrë nga fundi i tabelës.

Ish-trajneri i Hajdukut arriti dy fitore, një barazim dhe katër humbje dhe e ripozicionoi ekipin duke ia fituar vetëm një vend, por jo t’i ndajë nga fundi. Gorica aktualisht ka të njëjtat pikë me Tabor Sežana të fundit dhe është nëntë pikë prapa vendit të tetë, ai që garanton qëndrimin në ligë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi klube të shumta, duke përfshirë Hajdukun nga Spliti (2009-2010). Ai ka drejtuar edhe Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantën dhe Torinon dhe puna e tij e fundit ka qenë si trajneri i kombëtares shqiptare, të cilën e drejtoi nga prilli 2019 deri në nëntor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në: