Real Madridi dhe Man City në garë për Alphonso Davies
Real Madridi dhe Manchester City raportohet se janë të interesuar për Alphonso Davies.
Sipas “Sky Sport”, të dy klubet mund të bëjnë lëvizje për kanadezin që në afatin kalimtar të verës.
Në anën tjetër, Bayern Munichi nuk besohet se do ta lejojë largimin e Davies, i cili vlerësohet si një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
22-vjeçari me “Bavarezët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro.
Deri më tani në këtë sezon, Alphonso Davies ka regjistruar 36 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat, teksa ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.