Romelu Lukaku ka vendosur të kthehet te Chelsea
Romelu Lukaku do të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të sezonit aktual.
Sulmuesi belg po e kalon këtë sezon në huazim te Interit, teksa në marrëveshje nuk është i përfshirje ndonjë opsion blerjeje.
Marrë parasysh se edhe te Chelsea nuk e ka vendin e sigurt, Interi edhe do të mund të negocionte me “Blutë” për transferimin e tij.
Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Nerazzurrët” po e planifikojnë të ardhmen pa Lukakun dhe ata nuk kanë ndërmend të negociojnë për një marrëveshje tjetër, pasi nuk janë impresionuar nga paraqitjet e tij.
Interi tani është i interesuar të sigurohet që të nënshkruajë me një lojtar më të ri që ofron potencialin për t’u rritur dhe ka rrogë më të vogël se Lukaku.
Vendimi thuhet se është marrë dhe vetëm një kthesë e jashtëzakonshme në sezon mund të ndryshojë mendjen e krerëve të klubit italian, me lojtarin që gjithashtu nuk thuhet se është plotësisht i lumtur në “Guiseppe Meazza”.
29-vjeçari është paraqitur në 24 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime.