Szczesny u ul në fushë në ndeshjen ndaj Sportingut pasi kishte rrahje të shpeshta të zemrës

Szczesny u ul në fushë në ndeshjen ndaj Sportingut pasi kishte rrahje të shpeshta të zemrës

Portieri i Juventusti, Wojciech Szczesny ndjeu një rrahje të shpejtë të zemrës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj skuadrës së Sportingut në Evropa Ligë.

Szczesny u zëvendësua në fund të pjesë së parë, pasi u shtri në fushë me një dhimbje në gjok, shkruan Periskopi.

Por, stafi i Juventusit ka njoftuar se portieri i tyre është mirë dhe se gjitha kontrollet kanë dal në rregull.

Wojciech Szczęsny u ul në fushë pasi ndjeu rrahje zemre gjatë ndeshjes: “Bëmë kontroll mjekësor, gjithçka është mirë”. ⚪️🇵🇱

“Isha i shqetësuar, nuk mund të merrja frymë por tani ndihem mirë. Testet konfirmuan se nuk ka asnjë problem”, tha portieri.

Shpërndaje në: