Liverpooli dorëzohet – Man City udhëheq garën për Bellingham
Manchester City po udhëheq garën për Jude Bellingham, pasi Liverpool u tërhoq nga një marrëveshje për mesfushorin anglez, kanë thënë burimet për ESPN.
Real Madridi mbetet i interesuar për Bellinghamin, por Manchester City po rritet gjithnjë e më shumë i sigurt se mund ta transferojë 19-vjeçarin nga Borussia Dortmund.
City po kërkon në mënyrë aktive të nënshkruajë të paktën një mesfushor në merkaton e verës për shkak të dyshimeve mbi të ardhmen afatgjatë të Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor.
Në dyshim gjithashtu është edhe e ardhmja e Bernardo Silvas, të cilin po e kërkon edhe Barcelona, transmeton Gazeta Express.
Transferimi i Bellingham ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 130 milionë funte, megjithëse Dortmundi nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta mbajtur adoleshentin edhe për një sezon.