Kualifikimi në Major, ngecja në turnet Online dhe suksesi në Lan i Bad News Eagles – Cilat janë fjalët shqip që ka mësuar? Flet për herë të parë në një media kosovare, trajneri suedez i ekipës sonë në CS:GO

Kualifikimi në Major, ngecja në turnet Online dhe suksesi në Lan i Bad News Eagles – Cilat janë fjalët shqip që ka mësuar? Flet për herë të parë në një media kosovare, trajneri suedez i ekipës sonë në CS:GO

Ekipa kosovare “Bad News Eagles” po vazhdon të na bëjë krenarë me paraqitjet e saja të jashtëzakonshme në botë sa i përket lojës CS:GO. Pesëshes kosovare, katër muaj më parë iu bashkua suedezi, Jonatan “Devilwalk” Lundberg, në rolin e trajnerit të skuadrës, shkruan Periskopi.

“Devilwalk”, njëheri si lojtarë, ka fituar Majorin [turneu më i madh në CS:GO] e parë të mbajtur ndonjëherë në këtë lojë.

Si filloi punën e tij si trajner dhe cilat janë qëllimet e tij me BNE-në, në një intervistë ekskluzive për Periskopin, flet vetë trajneri i skuadrës.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

 

 

INTERVISTA E PLOTË:

 

Periskopi: Përshëndetje Jonatan, apo duhet të të thërras “Devilwalk”.

“Devilwalk”: Të dy janë në rregull, nuk e kam problem. Mund të njihem me të dy emrat, kështu që jam shumë në rregull. Falemnderit për ftesën.

Periskopi: Falemnderit për kohën që keni gjetur për t’u bashkuar në intervistë me mua.
Devilwalk, më pak se katër muaj më parë, jeni prezantuar si trajneri më i ri i “Bad News Eagles”.  Keni thënë në Instagram se “nuk do mund të isha më i kënaqur se kaq, le të fitojmë disa nga këto medale”, duke nënkuptuar për medaljet e vendit të parë. A vazhdoni edhe sot, në këtë moment që po flasim, të jeni po aq i lumtur sa katër muaj më parë.

“Devilwalk”: Jo, mendoj se jam edhe më shumë i lumtur. Mendoj se kemi bërë progres në kohën e duhur, gjërat e duhura në kohën e duhur dhe vazhdojmë të luftojmë. Kemi pasur tri finale rradhazi dhe është e ditur se i kemi humbur , një LAN event në Malta dhe dy turne Online, por ishte një eksperiencë për ne. Kështu që, djemtë janë duke u ngritur, ashtu edhe individualisht dhe jam i kënaqur për këtë.

Periskopi: Në fakt, le të fillojmë këtu. E përmendët turneun e Maltës. Më 16 shkurt, ndeshja e parë në turneun e Maltës. Ashtu siç filloi, duke e mposhtur rivalin, ndoshta më të madh në këtë turnir, Ethernal Fire, u dukë sikur Bad News Eagles do ta fitonin çmimin e parë. Pasi i mposhtët dy herë gjatë kësaj gare, iu është dashur prapë që në finale të ballafaqoheshit me të njëjtit, disi… Në përmbyllje të këtij rrugëtimi aq të suksesshëm, BNE u mposht krejt në fund nga ekipi turk. – Çfarë mendoni, a ishte “pa fat” për djemtë apo diçka e planifikuar nuk shkoi ashtu siç duhej.

“Devilwalk”:Jo, mendoj që “Ethernal Fire” bëri një luftë të fortë, por mendoj që është e vështirë të fitosh kundër një ekipi dy herë dhe nuk e di saktësisht se si të përgatitesh për herë të tretë, në një kohë aq të shkurtër. Mendoj që ata të cilët humbin e kanë më të lehtë punën në praktikë, në atë kuptim, sepse e dinë se çka duhet të ndryshojnë dhe është disi e vështirë të parashikosh se çfarë do të rregullojnë ata, në mënyrë që ne t’i kuptojmë ato në lojë, kurdo që të ndodhë.
Mendoj se kjo më lëndoi paksa, megjithatë e merituan të fitojnë. Nuk asgjë më shumë për të shtuar, por mendoj se ishte e rëndësishme për neve që ta humbim dhe të ngritemi. Dhe nga kjo eksperiencë e keqe në finale, të përfitojmë diçka më të mirë. Sikur trauma, ajo me “ninja defuse”, nuk mendoj se i kam parë djemtë më të mprehtë ndonjëherë se tash pas montimit të bombës, pas këtij rasti që iu ka ndodhur. është si një kujtim kur bomba troket, dhe këtë traumë po e marrin në të mirë në mënyrë që të mos iu ndodhë më. Në këto raste ngritesh edhe individualisht, por edhe si ekip.

Periskopi: Pavarësisht kësaj, edhe vendi i dytë është një arritje për djemtë dhe për ty si një trajner i ri i ekipës. – Në mars, tournamenti online “Bet Boom”. BNE arriti të kaloj fazën e grupeve, megjithatë në ndeshjen e parë në “Play off-s”, u mposhtët nga ekipi “Forze”, 2-0. Ajo që dua të të pyes dhe që iu intereson besoj të gjithëve është; nga ajo që kemi parë deri më sot, edhe në kohën sa nuk ishit pjesë e ekipës, BNE ka ngecur, nuk ka shfaqur një performancë të mirë në turnirat online, ndërsa është shumë më e suksesshme kur bëhet fjalë për turnirat LAN. A mendoni se “Hype” i djemve, gjë që tashmë e dini, që ne shqiptarët njihemi për këtë, është më i madh kur bëhet fjalë për turnirat Lan, krahasuar me ata Online. A është diçka tjetër që iu vjen ndërmend, apo…?

“Devilwalk”: Pajtohem plotësisht. është diçka që kemi punuar dhe besoj që turnirat Lan, të jesh në vëmendje, të shohësh njëri-tjetrin, mund të kemi një energji tjetër në krahasim me ndeshjet Online. Por, është diçka që e kemi folur. Kemi sjellur psikolog të sportit, shokë të mirë të mi, teksa ishim në “bootcamp” dhe e kemi diskutuar këtë. është dallim i madh nëse nuk e ke atë energji për ndeshjet Online sikur në ato Lan. Na duhet që të paktën të jemi më të kujdesshëm në mënyrë që të kemi këtë energji, sepse kjo është edhe fuqia e ekipës dhe aftësitë individuale, gjë që shqiptarët e Kosovës e kanë këtë zjarr në vete. Prandaj, na duhet kjo edhe në ndeshjet Online.

Periskopi: Para se të kalojmë te ngjarja e madhe, “Majori” , dua të ndalem pak këtu për diçka speciale. Do të të tregoj tani që është diçka speciale e kësaj interviste gjithashtu. Mbrëmë pasi biseduam bashkë, e pashë të arsyeshme të i njoftoj edhe komunitetin e CS-GO-së për intervistën që po e realizojmë. Në një grup prej më shumë se se 17 mijë anëtarësh aktivë, quhet “CS GO ALBANIA”, i pyeta nëse do donin që të bënin ndonjë pyetje për ty. Edhe vetë u befasova me reagimet e shumta që mora në pak minuta pasi e postova lajmin. Përveç dashurisë që të kanë dhënë, duke të uruar një punë të gjatë dhe të suksesshme me ekipën, ata patën edhe disa pyetje. Le të shkojmë të ju përgjigjemi me aq sa kemi mundësi.

-Një nga ata pyetën, a jeni të lumtur me ekipën dhe a e shihni veten si trajner i BNE-së për një periudhë të gjatë?

“Devilwalk”: Jam shumë, shumë i lumtur me djemtë dhe BNE-në dhe nuk e konsideroj të largohem apo të vazhdoj me diçka tjetër, derisa të ndalemi. Dua ta bëj këtë për një periudhë të gjatë me ata. Jam gjithashtu duke u munduar të mësoj shqipen. I kam pyetur ‘Sinnopsy’-n dhe ‘Senerin’ të më sjellin disa libra në mënyrë që të mësoj.

Periskopi: Tingëllon shumë bukur. A ishte e lehtë të përshtateni me djemtë, duke marrë parasysh që ata flasin shqip? (Por, sigurisht ata flasin anglisht shumë mirë)

“Devilwalk”: Është e dukshme që është një sfidë është diçka më shumë për mua, në një mënyrë që të kuptoj dhe të pajtohem me të, por është një sfidë interesante dhe mendoj se jam në rrugë të mirë deri më tani. Ata janë duke më mësuar disa fjalë në shqip, veçanërisht në gjuhën e konterit, ndoshta jo aq në aspektin social, por sikur “le të ‘peek’-um” nëse e thonë ata, apo jo… Mendoj se i kuptoj shumicën e gjuhës shqipe të konterit në këtë pikë. Dhe mendoj se kjo më ndihmon që të vendos në mendjen time dhe të sigurohem që është më e lehtë për ta dhe të mos e bëj më të vështirë për ta gjithashtu. Dhe mendoj se është e rëndësishme që djemtë ta kuptojnë që unë përkujdesem për ta. Kjo është arsyeja që po e bëj.

Periskopi:Më vjen mirë që po e dëgjoj këtë. Dikush tjetër ka pyetur: Nëse jemi kundër “NAVI” në finale, çfarë rezultati parashikoni. Mendoj se e ka pasur për “Major”. Një pyetje e vështirë në fakt…

“Devilwalk”: Të them të drejtën nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje, por mund të tregoj arsyen. Për ne është shumë e rëndësishme që t’i kemi pritshmëritë e pakta, sepse si lojtarë, nëse mendoni psikologjikisht dhe i keni pritshëritë këtu, çdo gjë e vogël do të të mërzis. Dhe ne jemi një “zjarr skuadër” që i shfaqim emocionet në lojë. Kështu që ne po punojmë që pritshmëritë të mos jenë shumë të larta. Ne shikojmë vetëm për një rund dhe kjo është e gjitha sepse përndryshe do të kemi emocione dhe mendime negative, e kështu do të ndikojë në energjinë tonë në lojë dhe jashtë saj. Kështu që, ne mundohemi t’i mbajmë sa më shkurt të jetë e mundshme për të ardhmen.

Periskopi: Një pyetje që është shtruar dhe më duhet të të them që është bërë edhe “meme” në Kosovë… A e dini, apo duhet të ta them?

“Devilwalk”: Nuk e di…

Periskopi: Është rreth “smoke i parë i Devilwalk-ut në window”. Duan të dijnë se si jeni ndjerë kur e keni gjetur këtë?

“Devilwalk”: Nuk është diçka që kam marrë kredi për këtë në komunitetin e CS-GO. Ishte shumë mirë, por e dija që isha personi i parë që gjuajta ‘smoke’ e parë në “Mirage”.

Periskopi:Të gjithë tashmë e përdorin këtë…

Periskopi: Si e shihni ekipën në krahasim me të tjerët. A e kemi kapacitetin të fitojmë trofe përgjatë viteve?

“Devilwalk”: Besoj shumë që mund të fitojmë turnet ‘Tier 1’ nëse me të vërtetë fitojmë për këtë. Mendoj se ka të bëjë shumë me menaxhimin e energjisë. Të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm energji gjatë vitit, të bëjmë pushimet në kohën e duhur dhe të ‘peek’-um në aftësitë tona individuale në kohën e duhur. Merr shumë mendime dhe ndryshime javë për javë, por mendoj se është gjëja më e rëndësishme. Sepse mendoj se individualisht, mekanikisht, jemi në top 6-8 ekipet më të mira në botë.
Mendoj se kemi ngecur pak në atë se si të luajmë në dy vs dy, tre vs tre dhe gjëra të tilla. Për këtë kam punuar shumë fortë me djemtë që të përmirësohen. Nuk është se nuk kanë pasur njohuri për këtë, por mendoj se ka qenë më pak e përgatitur krahasuar me tani. Nëse doni të fitoni tituj të mëdhenj ku duhet të jetë…

Periskopi: Një tjetër pyetje është: A është e lehtë të punosh me djemtë… duke marrë parasysh se ju pëlqen të bëjnë shaka shumë. Fundi i kësaj pyetje është paksa ndryshe në gjuhën shqipe dhe nuk mund ta thosha ashtu. Mund të imagjinosh fjalët që i përdorin…

“Devilwalk”: Po, kam mësuar disa “shaka” në gjuhën shqipe. Jo, është e lehtë të punosh me ata edhe pse ndonjëherë dukem si “budalla” sepse nuk e kuptoj të gjithën këtë. Atyre ju pëlqen ta bëjnë këtë, por janë jashtëzakonisht të respektueshëm dhe të dëgjueshëm. Kur ju them “në rregull, mjafton tash. Të shkojmë tani”, ata fokusohen dhe e marrin çdo ditë seriozisht dhe kjo është shumë e rëndësishme që e ndajmë kohën së bashku në mënyrë që të menaxhojmë nivelin e energjisë. Ose, psh. nëse jemi duke bërë shaka në ndonjë praktikë, atëherë kjo është kohë e shpenzuar. Kështu na duhet që të shtojmë orë të tëra në mënyrë që të jemi aty ku duam të jemi. Esencialisht, sa më shumë që e marrin seriozisht praktikën, aq më shumë kohë të lirë do të kenë.
Periskopi: Natyrisht, nuk kam dyshime për këtë. Një tjetër më ka thënë të të pyes: Ashtu si ‘Juanflatroo’ ka thënë ‘në një vend të vogël si Kosova, ka shumë talenta’, si e shihni ju këtë?

“Devilwalk”: Vendet e Ballkanit, e posaqërisht shqiptarët e Kosovës, mendoj se ju jeni njerëz të jashtëzakonshëm. Ju jeni shumë të kujdesshëm, pasionant, nuk ndaleni dhe punoni fortë për gjërat që keni. Edhe pse me më pak mundësi si shtet, jeni sërish shumë njerëz krenar, e mbështetni njëri-tjetrin 100 për qind dhe për këtë kam një admirim dhe respekt të madh.

Periskopi: Çfarë impakti ka “Devilwalk” si trajner në mentalitetin edhe disiplinën e lojtarëve, përveç strategjive në lojë?

“Devilwalk”: Diçka që e shoh shumë të rëndësishme është që të sigurohemi të jemi sa më pozitiv dhe të mos merremi me gjëra negative, si ato fjalët pas “ky djali, apo ai djali” e kështu me radhë.
E dini… çdokush ka gjëra të këqija, edhe unë kam, Flatro, Seneri dhe gjithkush në ekip dhe duhet t’a respektojmë atë sepse nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Çdokush ka gjëra të ndryshme dhe duhet të punojmë në atë. Të jesh një ekip nuk është të mos kesh gjëra të këqija, është të i mbulosh ato për shokun tënd në mënyrë që këto gjëra të mos shfaqen. Mendoj se kjo është ajo që e sjelli jasht lojës. Njohuritë psikologjike që i kam unë dhe ndoshta që ata nuk i kanë menduar është që ne punojmë shumë që të jemi sa më të mirë me gjumin, çka ndodh nëse nuk fle mjaftueshëm, të sigurohen për përgjegjësitë që kanë para një ndeshje dhe të jenë sa më të përgatitur të jetë e mundur. Në mënyrë që trupi dhe mendja të punojnë sa më mirë.

Periskopi: A keni menduar të shtoni një lojtar të ri në ekip, ndoshta një lojtar të gjashtë, si zëvendësim?

“Devilwalk”: Jo, në të vërtetë. Ajo që kemi tani është një skuadër e jashtëzakonshme. Nuk kam menduar. Unë nuk besoj se do të ndryshoj këtë formacion. Besoj se do t’i bëjë këta lojtarë më të mirë dhe nuk do të dorëzohem. Nëse diçka nuk punon, do të punoj një 100 për qindësh tjetër përpara se të mendoj të ndryshoj një lojtar.

Periskopi: Kur ta fitojmë Majorin, a do ta vizitosh Kosovën?

“Devilwalk”: Mendoj se do ta vizitoj Kosovën, pa marrë parasysh. Në verë… e kemi folur këtë dhe do të ishte një eksperiencë e mrekullueshme me djemtë dhe të shoh më shumë për kulturën dhe njerëzit. Kam dëgjuar se “GXX”-it i pëlqen të…. Do të doja të shkoja në atë vend dhe të kënaqem me të gjithë.

Periskopi: Arsyeja që zgjodhe BNE-në dhe të punosh me djemtë?

“Devilwalk”: Pasioni, pasioni direkt. Ata meritojnë gjithçka në librin tim, kur shfaqin gjithë atë pasion dhe luftë për të bërë gjëra, unë me të vërtetë kënaqem dhe ushqehem me atë. Kjo është arsyeja kryesore. Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe i uroj gjitha të mirat. Nëse do të jem ai ndryshimi, do të bëjë më të mirën time.

Periskopi: Qëllimi i ekipit për vitin 2023?

“Devilwalk”:Në parim, duam të fitojmë turne ‘Tier 1’, duam të sigurohemi që të kualifikohemi në ‘Tier 1 Pro League’ dhe të përpiqemi të shkojmë në vendet ‘ESL’, ‘BLAST’, jo vetëm nga kualifikimi. Do të ishte mirë nëse do të gjenim një organizatë, por nëse nuk ndodh nuk ka rëndësi shumë. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të arrijmë Top 10 në fund të vitit. Ky është qëllimi ynë.
I kuptoj shumë njerëz, kur na shohin kur lëshojmë pozitën e rankut poshtë ndonjëherë, por kjo është e gjitha pjesë e punës që ne bëmë për kualifikimet. Në mënyrë që të mos jemi aq të lexueshëm, ndryshuam taktika për kundërshtarët që të mos e kuptojnë mënyrën tonë e të luajturit.

Periskopi: A jeni në kontakt me ndonjë organizatë profesionale dhe që keni marrë ofertë të mirë? Këtë e kam edhe në pyetjet e mija gjithashtu, por mendoj që është punë e menaxherit kjo, në këtë rast e James Banks. Megjithatë, nëse keni ndonjë gjë për të thënë, kjo është pyetje nga fansat…

“Devilwalk”: Në këtë kohë, as unë dhe as lojtarët nuk dimë aq shumë, sepse duam të kemi kokën e lehtësuar kur të shkojmë në turnira. Nëse diçka e madhe shfaqet, James do të na informojë, por po përpiqemi të sigurohemi që të fokusohemi në atë çka është e rëndësishme tani.

Periskopi: Pika më e fortë dhe më e dobët e BNE-së, sipas teje. Mendoj se mund të tregoni pikën e fortë, por jo edhe të dobtën sepse nuk doni t’i tregoni kundërshtarëve dobësitë e BNE-së.

“Devilwalk”: Mendoj se pika më e fortë është energjia që kanë, sa janë të lidhur me njëri-tjetrin si ekip. Pika e dobët është humbja taktike e jona, por mendoj se jemi përmirësuar shumë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin se si duam të shkojë loja. Janë disa detaje të vogla që janë ndryshuar dhe që kanë një impakt të madh. Do të bëhet ende më e fortë. Nëse dëgjon profesionalistët e tjerë, besoj ishte “Karrigan” që tha se të duhet të paktën një vit të sistemohesh brenda. Kështu që, ne duhet të jemi të durueshëm, jemi duke punuar shumë që të sigurohemi ta kemi ADN-në e BNE-së dhe ta bëjmë edhe më të mirë. Të shtojmë edhe sistem të ri në situata të ndryshme, varësisht me kë luajmë. Kërkon pak durim.

Periskopi: Kjo [pyetje] duket e mirë: Suedezët janë të njohur për qetësinë e tyre, teksa në anën tjetër, atë që tashmë e dini, ne shqiptarët jemi e kundërta.
-Pyete “Devilëalk” në këtë aspekt, nëse lojtarët do t’i bashkohen stilit suedez, apo do të qëndrojnë në stilin e tyre.

“Devilwalk”: Dua të jenë ata që janë, shqiptarët e Kosovës. Dua të jenë zjarr. Mendoj se kjo është për të më ‘shkrirë’.
Jo, në fakt mendoj se është një kombinim i mirë. Ata kanë këtë problemin e gëzimit të tepruar ndonjëherë, por mendoj se është një kombinim i mirë që unë të sjell pak qetësi dhe ta bëjë këtë flakë më të vogël.

Periskopi: A keni menduar ndonjëherë të ndryshoni formacionin? – Jeni përgjigjur tashmë në këtë pyetje.

“Devilwalk”: Jo, nuk do të ndryshoj. Kurrë.

Periskopi: Në cilën ranklistë e shihni BNE-në në të ardhmen e afërt?

“Devilwalk”: Shpresoj të punoj për të arritur në Top 10.

Periskopi: Top 10 është qëllimi. Tani, le të zhvendosemi tek ngjarja e madhe. Janë shumë pyetje nga fansat, por më duhet të i tejkalojë disa prej tyre shkaku i kohës. Të vendosemi tek ngjarja e madhe. Tash e tri vite ekipa jonë, BAD NEëS EAGLE, ka vazhduar të na bëjë krenar me perfomancën e jashtëzakonshmenë turnirin më të madh në CS-GO, pra “MAJOR”. Filluat jo mirë, duke u mposhtur nga 1WIN. Ku qëndroi problemi në këtë ndeshje?

“Devilwalk”: Djemtë filluan shumë mirë. Patëm ato pritshmëritë e larta dhe u bëmë paksa nervoz dhe të mërzitur gjatë lojës. Kjo na kushtoi neve, por ishte edhe diçka shumë e rëndësishme, si njëlloj “shuplake në fytyrë” për të na zgjuar dhe kuptuar që nuk do të jetë një rrugë e lehtë, edhe pse punuam dhe nuk humbëm një praktikë. Punuam për tri-katër javë rradhazi. Me faktin që do luanim me ekipet më të forta në botë, mendoj se na hyri paksa në kokë. Por, mendoj se një ndër ndeshjet më të vështira për të luajtur janë ato të parat. Pastaj, nervat qetësohen paksa.

Të jem i sinqertë patëm një short të lehtë pas asaj humbje. Ishte diçka kur shkuam në dhomë pas asaj ndeshje dhe unë shkruajta në tabelë “ne nuk meritojmë asgjë, ne luftojmë për gjithçka”.

Periskopi: Kjo ishte e bukur… Një rikthim i jashtëzakonshëm nga 0 – 1 në 3-1. Duke i mposhtur skuadrat si Viperio dhe Apeks, kaluat në lojën më të rëndësishme deri më tani, ndaj ekipit FAZE CLAN. Jo njëherë, por dy herë. BNE arrin t’i dalë në ballë një prej skuadrave më të mira në botë, Faze Clan. Ku qëndron arsyeja e këtij suksesi mbrapa.

“Devilwalk”: E dini që ata janë punëtorë të fortë. Bëmë disa rregullime. Në një farë mënyre, parashikuam se çfarë do të përgatisin ndaj nesh. Në formë bazike, në “Inferno” i mashtronim duke shkuar në “A”, për t’i goditur më pas në “B-site”. Pra, përgatitje e mirë, pozitivitet i shumtë, gëzim i madh… të gjithë ishin të gatshëm dhe të etur për t’iu treguar se sa të fortë jemi bërë. Sepse ishte e vështirë të ju tregonim këtë fakt, me ndeshjet ndaj Viperio dhe Apeks. E shfaqën këtë dhe mendoj se ishim ekip më i mirë gjatë serive.

Periskopi: Përshkruajeni me fjalë emocionet e para pasi mposhtët këtë ekip dhe siguruat kualifikimin për në BLAST PARIS MAJOR.

“Devilwalk”: Emocione të pakalueshme… Personalisht, i kam ushtruar “Godsent” për në ‘Rio Major’, por u anulua për shkak të Covid-it. Më pas ishim në ‘tie-breaker’ dhe humbëm vendin kur isha në ekipën “FPX’, diçka që do duhej ta fitonim definitivisht. Pra, për mua ishte një lirim i emocioneve dhe… unë për të shkuar për qëllimet e mija këtë vit që t’iu dëshmojë të gjithëve që “a jam një trajner i mirë” dhe mud ta bëjë këtë pavarësisht gjuhës që flasin [lojtaërt]. është një sfidë e madhe për mua dhe dua që bota ta shoh këtë.

Periskopi: Pas ndeshjes me Faze, ishte edhe ndeshja ndaj ekipës Gamer Legion për vendin e katërt për të shhkuar direkt në Legends Stage. A ishit më të relaksuar dhe të bindur në fitoren ndaj kundërshtarëve para përballjes?

“Devilwalk”: Po, ishim shumë rehat, por në të njëjtën kohë patëm 2-3 orë gjumë sepse kishim lojën e fundit të ditës. Kur kualifikohesh me full adrenalinë është shumë e vështirë të shtriheni në shtrat. Në parim, e bëmë më të mirën. Shpenzuam shumë energji në mapën “Ancient”, por disi e rregulluam dhe luajtëm lojën tonë. Sapo të vazhdojmë, askush nuk na mund të na ndaloj neve.

Periskopi: Jemi pothuajse në fund të intervistës dhe dua të dij më shumë për të ardhmen e ekipës. -Ku qëndron fokusi tash, kur dihet se më 28 Prill fillon ESL Melbourne? A jeni më të fokusuar tash në këtë garë? -Dhe cilat janë pritshmëritë në këtë turnir duke marë parasysh se ka skuadra mjaft të forta këtu, si Complexity, Grayhound etj…

“Devilwalk”: Po shkojmë në këtë turnir për ta fituar. Kjo është edhe arsyeja e pranimit të ftesës dhe të sigurohemi që të shkojmë në ‘ESL Pro League’. Besoj se është jetike të kemi një nga këto vendet me ekipet Top10… Për neve, kjo është një mundësi e mirë që t’iu tregojmë të tjerëve, në Lan Tournaments kundër ekipeve Top10, sepse është e vetmja rrugë përpara

Periskopi: Pyetja e fundit Devilwalk është cila është e ardhmja e ekipit për CS2, duke e ditur se ky është majori i fundit? -A e keni diskutuar në fakt me djemtë…?

“Devilwalk”: Jo, nuk e kemi diskutuar. Jemi të fokusuar në këto pak ditë. Por, jam i sigurt se do të jemi bashkë. Kjo është shpresa ime. Tani për tani jemi të fokusuar në CSGO. Në momentin që CS2 është në rrugën tonë, atëherë do të merremi me të.

Periskopi: Edhe dicka krejt në fund që nuk bën pa e mbyllur me këtë: A mund të na thoni disa fjalë për neve, fansat e zjarrtë të BNE-së, nëse e din edhe ndonjë fjalë në shqip, që besoj se “Flatro” është “përkujdesur” për këtë pjesë? Cili është mesazhi juaj që doni t’i dërgoni fansave të BNE-së?

“Devilwalk”: Po mundohem të mendoj… Gjithmonë them “djemtë e mi”, por dëgjova se duhet ta ndryshoj në…[nuk kuptohet], diçka si kjo.
Megjithatë, i vlerësoj shumë mesazhet e bukura dhe mbështetjen që na japin të gjithë fansat shqiptarët dhe kosovarë.
Ju jeni lojtari i 6-të dhe nuk do ju zëvendësojmë asnjëherë. Nuk mund ta them me fjalë se sa jemi të ushqyer nga ju dhe se sa ju vlerësojmë juve. Na ndihmon me të vërtetë shumë.

Periskopi: Dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë të ju mbështesim. Do ta bëjmë gjithmonë . -Jonatan “Devilwalk”, falemnderit që na u bashkove sot. Ishte kënaqësia ime dhe shpresoj të të shoh në Kosovë kur të vish.

“Devilwalk”: Po, patjetër. Do ishte e mrekullueshme. Falemnderit që më ftuat. Do të pushoj paksa, në mënyrë që të mos e kem trurin e lodhur pas gjithë kësaj rruge.

/Intervistoi: Enis Rrustemi

 

 

 

Shpërndaje në: