Lewandowski: Messi i përket Barcelonës, do të ishte e pabesueshme ta shihje atë këtu

Lewandowski: Messi i përket Barcelonës, do të ishte e pabesueshme ta shihje atë këtu

Robert Lewandwoski ka folur në lidhje me raportet e tij me Leo Messin dhe se a mundet që argjentinasi të rikthehet te Barcelona.

Lewa tha se do ishte i lumtur nëse Messi do t’i bashkohej Barcelonës dhe ata të luanin bashkë, shkruan Periskopi.

Sulmuesi polak tha se ai e din që vendimi i tij final është Barcelona dhe se nuk ka tjetër.

“Messi i përket Barcelonës, do të ishte e pabesueshme ta shihje atë këtu. Ne e dimë se vendi i tij është Barça”, tha Lewnadowski.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm Messi të luajë këtu dhe ne të jemi bashkë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: