Sulmohen fizikisht lojtarët e Shkëndijës nga tifozët maqedonas
Volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës janë sulmuar fizikisht në ndeshjen me Borecin në Veles të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare pësoi humbje 2:3 në sete, ndërsa pas përfundimit të saj, tifozët maqedonas i sulmuan fizikisht volejbollistët shqiptarë.
“Rezultati mbeti nën hije të pritjes josportive të publikut vendas me thirrje dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles”, njoftoi klubi shqiptar përmes rrjeteve sociale.
Më pas, lojtarët e Shkëndijës, të përfshirë në incident, çuditërisht u intervistuan nga policia.
Pra, kjo ndeshje, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play-offit”, ndërsa loja e kthimit do të zhvillohet në Tetovë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë.