Federata e Futbollit te Serbisë i nis letër skandaloze UEFA-s, na paraqet si ‘Kosova dhe Metohija’
Federata e Futbollit te Serbisë i shkruan letër UEFA-s, duke kërkuar intervenim urgjent në Kosovë.
Në këtë letër skandaloze drejtuar presidentit të UEFA-s, Ceferin, presidenti i Federatës, Dzajic dhe sekretari Surbatovic, i referohen shtetit tonë me termin ‘Kosova dhe Metohija’, shkruan Periskopi.
Serbët pretendojnë se institucionet në Kosovë po ushtrojnë presion ndaj zyrtarëve te klubeve serbe, dhe po kërcënojnë me arrestim e burgim.