Suspendohet gjyqtari që goditi me bërryl lojtarin e Liverpoolit, Robertson
Komisioni i gjyqtarëve të Premierligës angleze ka suspenduar deri në njoftimin e ardhshëm gjyqtarin anësor të ndeshjes të së dielës mes Liverpool dhe Arsenalit, Constantine Hatzidakis, i cili goditi me bërryl mbrojtësin Andy Robertson.
Hatzidakis nuk do të zëvendësohet për ndeshjet e ardhshme në pritje të një hetimi për incidentin me Robertson.
Pamjet tregojnë se në një moment ka pasur kontakt mes Hatzidakis dhe Robertson, dhe duket sikur gjyqtari e goditi me bërryl mbrojtësin e Liverpool.
Kujtojmë që pas përfundimit të pjesës së parë, lojtari i Liverpool-it, Andy Robertson, kundërshtoi gjyqtarin Paul Tierney dhe për këtë mori karton të verdhë, dhe pasi situata ishte qetësuar paksa dhe teksa lojtarët po shkonin drejt dhomës së zhveshjes, asistenti Hatzidakis goditi me bërryl Robertson në fytyrë.