Ramadani pasi mposhti Llapin: Fitorja meritë e futbollistëve

Ramadani pasi mposhti Llapin: Fitorja meritë e futbollistëve

Trajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani ka komentuar fitoren ndaj Llapit, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Ramadani u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

“Kjo është meritë e futbollistëve. Fusha ishte e rënduar, shpirti luftarak duhej të ishte i pari. E nisëm ndeshjen perfekt dhe pastaj Llapi arriti ta ul avantazhin. Goli i pranuar na mobilizoi më tepër. Në pjesën e dytë kishte luftë sportive, jam i bindur që sot referimi s’ka qenë 50-50”, tha fillimisht Ramadani për ‘Art Sport’.

“Ka mbaruar veç pjesa e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta nisim ndeshjen tjetër si të ishte 0-0”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet pas dy jave në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Shpërndaje në: