Unitedi dhe Liverpooli në garë për mbrojtësin “çeliktë” të Napolit
Manchester United dhe Liverpooli janë në ngarë për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kim Min-Jae. Kështu raporton të mërkurën “Daily Mail”.
26-vjeçari ka qenë një figurë kyç në skuadrën e Luciano Spallettit. Kim luan përkrah kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, në qendër të mbrojtjes.
Dy futbollistët kanë dhënë kontributin e tyre te Napoli, që është pranë titullit të kampionit. Napoli qëndron 16 pikë përpara në krye të tabelës në Serie A.
Kim me Korenë e Jugut luajti në Kupën e Botës ën Katar. 26-vjeçari me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.