Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinales së Kupës

Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinales së Kupës

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Vushtrria i mbyllën 45 minutëshat e parë në epërsi në duelet përkatëse me Llapin respektivisht Prishtinën.

Gjilanasit e shënuan golin e parë në minutën e shtatë përmes Granit Jasharit, kurse Përparim Islami shënoi nga afërsia në minutën e 18-të.

Ajo që mundën ta bënin llapjanët në pjesën e parë ishte ta ngushtonin rezultatin me anë të Trimror Selimit në minutën e 39-të.

Më pas, llapjanët i patën edhe dy raste, me Festim Alidemën dhe Gentrit Limanin, i cili e qëlloi shtyllën.

Ndërkohë, Vushtrria e befasoi Prishtinën, ndaj së cilës po avancon 1:0.

Henry Chibueze i kaloi vendësit në epërsi, ndërsa kryeqytetasit nuk ishin në gjendje më pas ta vazhdonin rezultatin.

Në këtë fazë ekipet do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje, për t’u përcaktuar më pas finalisti

Shpërndaje në: