Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv
Armand Duka e ka fituar edhe një mandat si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të dytin radhazi.
Presidenti i FSHF-së i grumbulloi 45 vota, nga 55 të mundshme, duke lënë pas çdo kandidat tjetër, në Kongresin e UEFA-s, i cili u mbajt sot në Lisbonë të Portugalisë, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo duket se ka bërë që popullariteti i tij në UEFA të rritet, pasi kësaj radhe ai mori 9 vota më shumë nga katër vite më parë.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përbëhet nga nëntë anëtarë.
Ndërkohë, president i UEFA-s edhe për një mandat u konfirmua Aleksander Ceferin.