Policia e Kosovës interviston katër persona nën dyshimet për zhvatje në FFK
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 04.04.2023, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së.
Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se ka kryer veprat penale:
• “Keqpërdorim i besimit” dhe
• “Shmangia nga tatimi”