Barcelona me kërkesë të çuditshme: Ta largojmë presidentin e La Ligas
Barcelona ka kërkuar publikisht që presidenti i La Ligës, Javier Tebas të largohet nga posti i tij.
Akuzat e publikuara nga La Vanguardia pretendojnë se Tebas i ka paraqitur prova të rreme prokurorit publik për hetimet kundër Barcelonës.
Barcelona ka shprehur zemërimin, zhgënjimin dhe indinjatën e saj për atë që e ka kategorizuar si prova të rreme për të inkriminuar klubit.Deklarata vazhdon duke thënë se ata mendojnë se janë viktimë e fushatës mediatike.
“Në ndryshim nga marrëzitë e tij të zakonshme”, vazhdon deklarata, “nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai do të paraqiste prova të rreme për të na inkriminuar”.