32 klube janë prezente në takimin që po mbahet në Federatën e Futbollit të Kosovës
Aktualisht në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës po mbahet një mbledhje mes klubeve kosovare të futbollit.
Tashmë FFK nuk është licensuar akoma nga Ministria e Sportit dhe kjo po u shkakton telashe edhe ekipeve që kanë mbetur pa të holla, shkaku i ligjit të sponsorizimeve.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se 32 klube janë prezente në këtë takim, ku po diskutohet për licensim dhe milionat që kanë humbur ekipet gjatë këtyre muajve.
Nga Superliga e Kosovës në këtë takim mungojnë përfaqësuesit e Dritës, Prishtinës, Trepçës 89′ dhe Malishevës.