Luizi befason me deklaratën e tij për Efin
Të shtunën mbrëma janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” 4-ish banorë. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka u bënë edhe njëherë pjesë e reality show-t.
Por për këta banorë ka disa rregulla, ku vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj dhe nëse arrin të fitojë do të marrë vetëm 50 mijë euro dhe jo 100 mijë euro.
Kur banorët morën vesh se vetëm njëri prej tyre mund të prekë finalen, Luiz Ejlli është i vendosur që të marrë partneren e tij, Kiara Titon. Madje ai ka nisur që të bëjë plane menjëherë se si të eliminojë banorët e tjerë.
“Efin mos e harro. Avantazhi më duhet për Dean se unë dua Kiarën në finale, jo Efin”, ka thënë këngëtari i njohur gjatë një bisede me banorët.
Kujtojmë se Luizi, Efi dhe Kiara kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku formuan edhe grupin “LEK”. Por ishte Dea Mishel ajo që i nxori të tre në nominim pasi hapi Kutinë e Pandorës.
Nga ai nominim u largua Efi dhe Luizi më pas ishte i vendosur që do merrte hak dhe do e largonte Dean. Por me rikthimin e Efit dhe Kiarës, ku vetëm njëra prej tyre mund të shkojë në finale, këngëtari duket se po bën të pamundurën që të largojë miken e tij nga shtëpia e BB VIP.