Muriqi ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve, mbetet veç në brekë
Mallorca dhe Osasuna mbrëmë ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Mallorcas përfundoi baras dhe pa gola.
Vedat Muriqi ishte titullar në këtë takim, por nuk ia doli të linte gjurmë. Reprezentuesi i Kosovës luajti për 76 minuta. Ai u zëvendësua nga Tino Kadewere.
E ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak Muriqit, i cili u pa duke dalë i nervozuar nga fusha. 28-vjeçari shfryu nervozizmin duke goditur pankinën.
Megjithatë, ai pas ndeshjes gjeti kohë për tifozët e tij. Sulmuesi kosova ia dhuroi fanellën dhe shorcet tifozëve.
Darlo todo, literalmente. Incluso en los días no tan buenos. ❤️🔥 pic.twitter.com/dwnChPa8Wk
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 1, 2023