Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha

Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha

Mallorca dhe Osasuna sonte ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Mallorcas përfundoi baras dhe pa gola.

Vedat Muriqi ishte titullar në këtë takim, por nuk ia doli të linte gjurmë.

Reprezentuesi i Kosovës luajti për 76 minuta. Ai u zëvendësua nga Tino Kadewere.

E ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak Muriqit, i cili u pa duke dalë i nervozuar nga fusha.

28-vjeçari shfryu nervozizmin duke goditur pankinën.

Shpërndaje në: