Kosova me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias, Gjakova dhe Cena nisin garën nesër
Kosova do të përfaqësohet me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias në Turqi.
Në këtë garë për medalje do të luftojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Të dy xhudistët garojnë në kategorinë e njëjtë, atë deri në 73 kilogramë.
Pjesëmarrës në këtë Grand Slam janë 83 shtete nga 5 kontinente, ose 600 garues.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena rrugëtimin drejt medaljes do ta nisin nesër.