Ancelotti në hall – Mendy do të humbasë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit
Ferland Mendy pësoi një dëmtim në muskul në stërvitjen e Real Madridit dhe pritet të mungojë për një muaj.
Sipas Marca-s, mbrojtësi i krahut ishte duke kryer seancën stërvitore për ndeshjen me Valladolidin dhe u detyrua të ndalonte.
Lojtari ka shkuar për të punuar brenda ambienteve dhe më pas është kontrolluar nga departamenti mjekësor, pasi ka konstatuar problemin e muskujve.
Mendy do të rikthehej në formacionin startues pasi Nacho është i pezulluar.
Ky dëmtim do ta bëjë lojtarin të humbasë ndeshjet me Valladolid, Villarreal, Cádiz, Celta, Girona, Almeria, ndeshjet e kthimit të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës dhe ndeshjen e Champions League kundër Chelseat.