Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga Kosova

Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga Kosova

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka treguar gjendjen fizike të lojtarëve, pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve.

Aguirre u pyet për Kang-in Lee, Muriqin dhe Gio Gonzales, në konferencën për shtyp, ku tha se mezi kanë arritur të ushtrohen, pas lodhjes nga fluturimi i gjatë.

“Ata që mbërritën sot mezi kanë mundur të ushtrohen, nuk kanë punuar me ekipin, sidomos për shkak të lodhjes dhe orëve të fluturimit. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin”, deklaroi Aguirre dje në konferencën për shtyp.

Mallorca do të përballet sot me Osasunën, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Shpërndaje në: