Nje muaj paraburgim per Vali Corleonen, dyshohet se ushtroi dhune ndaj gruas se tij
Sipas njoftimit të Gjykatës, “i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”.
“Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit P. C.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional.
Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.