Lorenci për Oltën: Nuk ka asnjë moment njerëzor në këtë lojë, më ha bukën
Gjatë debatit të ashpër që Luizi kishte me Antonetën, kjo e fundit u largua duke qarë dhe akuzoi Luizin se po i shkakton presion gjithë kohën.
Olta i shkoi nga pas Antonetës dhe i kërkoi të mos e lërë debatin për gjysmë, por të shkojë të debatojë sërish, pasi argumentet i ka.
Pikërisht, nxitja e Oltës ndaj Antonetës që të debatonte sërish me Luizin, u komentua nga Lorenci.
Ky i fundit tha se Olta është i vetmi person në shtëpi që nuk ka shfaqur në asnjë moment, një anë njerëzore.
Sipas tij, ajo bën çdo gjë sa për tu dukur, njësoj siç u soll edhe me të pas spektaklit, kur banorët iu kthyen kundër për deklaratën e tij ndaj Keisit.
E vetmja banore që i doli në krah Oltës ishte Dea. Ajo tha se të gjithë, të paktën në një moment të caktuar janë treguar njerëzorë.
Duke biseduar me Dean në kuzhinë, Lorenci u shpreh se Olta “i ha bukën” dhe se nuk e duron dot fare.