9 mësime për shitjet, stresin dhe suksesin si ndërmarrës
- Shumica e njerëzve të cilët deklarohen si influencues nuk janë të tillë- dhe njerëzit me shumë ndjekës në media sociale me siguri nuk mund të ndihmojnë shitjet tuaja
Përvojën time në rritjen e parave më së shumti e kam mësuar prej kësaj. Shumë njerëz deklarojnë se janë të lidhur me njerëzit të cilët investojnë në biznese fillestare. Provoni të rrisni paratë për biznesin tuaj fillestar dhe të arrini te njerëzit e tillë dhe do t’a kuptoni se çfarë dua të them.
Gjithashtu, mendoja se nëse kam dikë me 100,00 ndjekës në Twitter për të shpërndarë përmbajtjet e mia, disi diçka e mirë do të ndodhte në biznesin tim. Nuk funksionon në këtë mënyrë. Unë lexova një artikull të mirë në The Atlantic se si edhe postimet e shumta të Twitterit shumë rrallë prodhojnë qarkullim në faqen nga e cila përmbajtja ka ardhur.
- Stresi dhe brengosja janë të rrënjosura në frikë dhe janë energji e shpenzuar; ato nuk kontribuojnë kurrë në rezultate pozitive
Unë kalova vitin 2013 dhe 2014 i shqetësuar dhe i frikësuar se biznesit tim do i shpenzoheshin paratë para se të bëja shitje të mjaftueshme. Madje kishte edhe një pikë kur më kujtohet se shkoja në shtrat shumë i irrituar dhe zgjohesha në mëngjes me spazma në shpinë të cilat më mbajtën në shtrat për disa ditë.
Ishte aq keq sa që isha në parking te doktori duke provuar të hyj në makinë, u shtriva në tokë duke qarë nga dhimbja. Mjeku tha se muskujt nuk shihen në rrezet ultravjollcë, por spazmat e shpinës time ishin aq të këqija, saqë u shfaqën!
Në fund, varësisht nga e gjithë brengosja dhe ankthi, biznesi im mbeti pa para. Mos shpenzoni energjinë tuaj me ankth dhe shqetësim. Nuk ia vlen.
- Meditimi bën mrekulli në eliminimin, parandalimin dhe menaxhimin e stresit dhe ankthit
Kjo këtu është gjëja e vetme e cila më ndihmon të menaxhoj stresin dhe ankthin, dhe më mban të përqendruar. Nëse kaloj disa ditë pa medituar, mund të ndjej ankthin duke trazuar barkun tim. Unë meditoj 15 minuta në ditë, pasi i vë binjakët e mi në gjumë.
Një libër i mirë të cilin e lexova vite më parë për meditimin, ishte nga Wayne Dyer është Getting in the Gap: Making Conscious Contact with God through Meditation. Ka gjithashtu aplikacione të cilat i ndihmojnë njerëzit e zënë të gjejnë kohë për meditim.
- Sa më shumë që kërkoni, aq më me fat do të jeni
Po. Ky është titulli i librit tim. Si Auntie Oprah që thotë, kjo është një gjë të cilën e di me siguri. Edhe unë e di atë kërkim: fat.
- Mediat sociale nuk ndihmojnë shitjet. Mirë, ndoshta për disa biznese, por jo për timin
Kjo është shumë irrituese. E di se konsumatori im i parë është një nënë në moshë të mesme. Por nuk e kam kuptuar se si ta reklamoj atë në Facebook dhe t’a bëj atë të blejë diçka. Ende jam duke eksperimentuar me reklamat e Facebook dhe shpresoj që do t’i kuptoj së shpejti.
- Shërbimi i mirë i konsumatorëve tejkalon shumë mungesa të produkteve
Falë Zotit që kjo është e vërtetë. Shumë njerëz mendojnë se duhet të presin derisa produkti ose shërbimi i tyre të jetë i përsosur para se ta lansojnë atë.
Mos prisni.
Lansojeni atë sa më shpejtë që mundeni dhe shikoni vlerësimet e përdoruesve. Nuk duhet të lansoni një produkt të cilësisë së ulët, por nuk ka nevojë të jetë i përsosur. Jepuni përdoruesve tuaj qasje përmes numrit tuaj të telefonit dhe email adresës personale. Dhe, jepuni atyre shërbim të mirë duke u përgjigjur shpejtë ndaj problemeve të tyre përmes emailit dhe mediave sociale, pastaj do t’i shndërroni ata në konsumatorë të paguar. Ju premtoj.
- Kur mendoni se do të humbisni, do të fitoni
Kur gjërat duken se nuk po shkojnë mirë, ato mund të marrin një kthesë të papritur e cila funksionon tërësisht në të mirën tuaj. Kështu që mos u shqetësoni.
- Duhet të jeni të gatshëm të mundeni për të marrë atë që dëshironi me të vërtetë
Kjo ka qenë e vërteta ime. Dhe , e kuptova kur e lexova The Alchemist dhe personazhi kryesor u shkelmua para se të merrte atë që dëshironte, ose të përmbushte Legjendën e tij Personale.
- Shokët e vërtetë janë të mrekullueshëm
Shokët dhe të panjohurit kanë gjasa të barabarta të ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj të ndërmarrësisë. Por kam pasur shokë të cilët kanë qenë të gatshëm të më ndihmojnë edhe kur gjërat në biznesin e tyre ishin keq. Ju e dini se kush jeni.