Artistja që flet me shpirtrat: Numrat 777 dhe 999 kanë kuptim për mua
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë.
Kjo është vetëm një nga shumë besëtytnitë në të cilat besojnë shqiptarët, por edhe popuj të tjerë.
Olta Canka, artiste tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se në rast se ke një përsëritje numrave, të emrave, kjo është një shenjë, jo domosdoshmërish e mirë, të cilën duhet të ulesh ta kuptosh.
Ajo tregoi se i ka ndodhur që përgjatë një rruge të hasë disa herë kombinime numrash të njëjtë, siç janë 999 apo 777 që për të kanë një simbolikë të caktuar.
“Mesazhi i fundit që kam marrë është me numrat, që më japin një mesazh. Dalin 3 shtata apo 3 nënta, gjatë një rruge disa herë. Për mua 3 shtata është Zoti, 3 nënta është hapje rruge, 3 njësha është mendo pozitivisht”, tha artistja.