Nora Gjakova spektakolare, siguron gjysmëfinalen në Tbilisi
Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.
Xhudistja kosovare po vazhdon shkëlqimin e saj dhe tashmë do të kërkojë finalen e madhe.
Gjakova triumfoi në çerekfinale ndaj gjermanes, Pauline Starke, duke dhuruar një tjetër paraqitje prej një kampione.
Ajo po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.