Maskë për flokët e thatë në kushtet e shtëpisë

Maskë për flokët e thatë në kushtet e shtëpisë

Në dyqane mund të gjejmë produkte të shumta për flokët, duke nisur që nga produktet e larjes, tek trajtimi apo modeli i tyre, por jo gjithmonë ata janë ashtu siç përshkruhen.

Në vend që të mbështeteni tek produktet komerciale që përmbajnë kimikate, ju mund të përdorni disa përbërës natyral, që do të shërbejnë në përmirësimin e flokëve.

Ne do të ju ndihmojmë që të bëni një maskë në kushtet e shtëpisë dhe rezultati do të jetë fantastik. Provojeni.

Kështu bëhet një maskë hidratuese në kushtet e shtëpisë.

Papaja e pjekur është një përbërës i rëndësishëm për maskat e flokëve në shtëpi. Së bashku me papajën na duhet qumështi i kokosit dhe mjalti. Të gjithë këta përbërës janë shumë të mirë, për t’u përdorur si një maskë flokësh.

Papaja

Papaja është e pasur me substanca ushqyese, të tilla si vitamina A, C, beta-karroten, magnez, kalium dhe bakër, që lejojnë rritjen e shëndetshme të flokëve dhe i bën ata të butë, e me shkëlqim. Përveç kësaj, enzimat e papajës parandalojnë akumulimin e tepërt të substancave yndyrore, të quajtura sebum dhe papastërtitë në lëkurën e kokës, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të zbokthit.

Vaji dhe qumështi i kokosit

Gjithashtu vaji i kokosit apo qumështi kokosit është një përbërës e rëndësishëm për produktet e kujdesit të flokëve, që ndihmon në zbutjen dhe trajtimin e flokëve të thatë. Një gjë mjaft pozitive nga kjo maskë është edhe rritja e tye në një kohë më të shpejtë.

Mjalti

Mjalti është një përbërës i shkëlqyer për flokët tuaj. Ai funksionon si një balsam natyror për flokët e dobët. Antioksidantët që përmban mjalti, ndihmojnë për të nxitur rritjen e flokëve.

Përzierja e tyre

Atëherë i përziejmë bashkë këta përbërës së bashku me papajën, qumështin e kokosit dhe një lugë çaji mjalti. I vendosim në flokë përpara se t’i lajmë ata me shampo; ose e përdorim si balsamin që blejmë, pas larjes së tyre me shampo. Kjo maskë duhet të përsëritet një herë në javë.

 

Shpërndaje në: