Lëndohet Haaland, mungon në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit me Norvegjinë

Lëndohet Haaland, mungon në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit me Norvegjinë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland është tërhequr nga skuadra e Norvegjisë përpara kualifikimeve për Euro 2024 për shkak të një dëmtimi në ijë.

21-vjeçari, i cili shkoi në pushimin ndërkombëtar me tetë gola në dy ndeshje kundër RB Leipzig dhe Burnley, iu bashkua bashkëlojtarëve të tij ndërkombëtarë këtë javë.

Por pas ekzaminimeve të mëtejshme, Haalandit i është dhënë leja të kthehet në Manchester për trajtim të mëtejshëm, duke e përjashtuar atë nga ndeshjet e ardhshme kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Një deklaratë nga Federata Norvegjeze zbuloi se Haaland mori një goditje gjatë fitores 6-0 të City ndaj Burnley të dielën në çerekfinalen e FA Cup.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, tha: ‘Erling e mori shumë vështirë kur kuptoi se nuk mund të luftonte për ekipin.

Fatmirësisht, ka ende mjaft vetëbesim, talent dhe kohezion në këtë grup për të fituar pikë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Haaland ka shënuar 42 gola në 37 paraqitje këtë sezon duke thyer rekordin e mëparshëm për më shumë gola në një sezon të vetëm nga një lojtar i Cityt, një rekord i cili ishte mbajtur nga Tommy Johnson për 94 vjet.

Shpërndaje në: