Kombëtarja e Kosovës i vazhdon sot përgatitjet në Hajvali
Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të muajit mars.
“Dardanët” u grumbulluan dje në prag të dueleve me Izraelin dhe me Andorrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndërkaq, trupa e trajnerit Alain Giresse do të mblidhet prapë sot, për të ushtruar në kampin nacional në Hajvali, shkruan “Gazeta Express”.
Sot pritet të kompletohet skuadra pasi dje munguan disa lojtarëve.
Stërvitja e Kosovës do të fillojë në orën 10:30.
“Dardanët” shprehen optimistë para dy ndeshjeve të këtij muaji, ndërsa selektori Giresse nuk e ka fshehur synimin për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm.