Stomatologia tregon disa nga sëmundjet që shkakton moslarja e dhëmbëve
Moslarja e dhëmbëve mund të shkaktojë disa sëmundje të zemrës.
Kështu u shpreh stomatologia Alba Myrto në Euronews Albania.
Myrti nënvizoi se sëmundjet që kanë të bëjnë me traktet tretës janë mjaft të dukshme në gojë.
“Goja është porta hyrëse e çfarëdolloj miktobi apo bakteri që gjendet në organizmin tonë. Shumë baktere që qëndrojnë në gojë japin edhe dëmtime të zemrës po ashtu. Bakteret që gjenden në xhepat gingivar japin edhe endokarditin e zemrës dhe sëmundje të tjera. Sëmundjet që kanë të bëjnë me traktet tretës janë mjaft të dukshme në gojë, aftet. “, theksoi ajo.