Rikthehet në treg Nokia 3310
Fjalët e fundit që qarkullojnë kanë hedhur dritë mbi disa detaje të reja të versionit të 2017, që pritet të shitet për 59 euro.
Sipas faqes kineze Vtech, Nokia e re 3310 do të ketë një ekran me ngjyra, dhe jo ekranin të vjetrin njëngjyrësh me përmasa 84 x 84.
Ekrani nuk do të jetë i hollë, për të shmangur shkurtimin e jetgjatësisë së baterisë, por ekrani me ngjyra do e bëjë lojën e famshme të Gjarprit më zbavitës për të luajtur.
Një tjetër veçori është se nuk do të ketë Android, ndryshe nga pajisjet e tjera të HMD Global, që ka të drejtën e brendit të Nokias. Telefoni do të zbulohet këtë fundjavë në Kongresin Botëror të Telefonëve 2017.
Përveç kësaj, 3310 do të ketë edhe ngjyra të reja, përfshi jeshile, e zezë dhe e verdhë, dhe do të jetë më i hollë se origjinali. Nokia 3310 ka qënë telefoni kult dhe shumë i dashur në vitet 2000. Ishte me një dizenjo mjaft të mirë, me një jetëgjatësi baterie të tmerrshme, dhe ‘i pashkatërrueshëm’.
Klientët shpresojnë që telefoni i ri të mos jetë shumë larg atij origjinalit. / Top Channel