FSHF-ja e padit Shefki Kuqin, kjo është arsyeja

FSHF-ja e padit Shefki Kuqin, kjo është arsyeja

Shefki Kuqi kishte deklaruar disa javë më parë në emisionin sportiv “Favorit” në T7 se kishte dëshirë të luante për Kombëtaren shqiptare, por që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në ato vite kishte kërkuar para nga ai, duke i përmendur 100-200 mijë euro, për ta veshur fanellën e Kombëtares shqiptare.

Pas kësaj deklarate, FSHF-ja ka njoftuar se e ka paditur ish-futbollistin e njohur kosovar, i cili gjatë karrierës e ka përfaqësuar Finlandën, ndërsa kishte luajtur edhe në Premier league.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin T7, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22”, shkruan FSHF-ja.

Shpërndaje në: