Braktisi mjekësinë për artin, aktorja shqiptare: Më trishtonin njerëzit e sëmurë

Braktisi mjekësinë për artin, aktorja shqiptare: Më trishtonin njerëzit e sëmurë

Aktorja dhe regjisorja e njohur shqiptare, Luli Bitri, ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën dhe jetën e saj private në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar momentin kur vendosi të braktiste studimet për mjekësi dhe të bëhej pjesë e botës së artit. Luli ka theksuar se e trishtonte shumë aroma e spitaleve dhe kishte nevojë për këtë gënjeshtër të bukur.

“Nuk kisha hyr aq thellë në mjekësi sa që të përfshihesha dhe pastaj ta braktisja. Një vit që unë kam studiuar bio-kimi për laborante, nuk më përfshiu dot në botën e vetë mjekësia. Më trishtonte madje aroma e spitaleve, njerëz të sëmurë, kisha nevojë për këtë gënjeshtrën e bukur të artit. Jo se këtu nuk ekzistojnë problemet dhe hallet, por janë paksa të veshura me atë veljen e poezisë, së misionit, është tjetër distancë nga halli i vërtetë”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në: