Martinez nxjerr në ankand dorezat e finales, paratë shkojnë për të ndihmuar fëmijët me kancer

Martinez nxjerr në ankand dorezat e finales, paratë shkojnë për të ndihmuar fëmijët me kancer

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez që pati një performancë të shkëlqyer në Kupën e Botës ku edhe u shpallë kampion me kombëtaren e tij, ka vendosur që të nxjerrë në shitje dorezat e tij.

Martinez ka nxjerrë në ankand dorezat e përdorura në finalen e Kupës së Botës me autografin e tij ndaj Francës do të dalin dhe parat do të dhurohen për fëmijët me kancer.

Dorezat u shitën për plot 42 mijë euro, shumë kjo e cila do t’i dhurohet departamentit të onkologjisë pediatrike, në spitalin “Juan Garrahan” në Buenos Aires.

“Kur Fondacioni Argjentinas i Pediatrisë më kërkoi të dhuroja dorezat e mia, unë nuk hezitova. Ju nuk luani një finale të Kupës së Botës çdo ditë, është e veçantë.

Por është shumë më e rëndësishme të ndihmosh një fëmijë sesa të mbaj dorezat e mia në një kuti në shtëpi”,- tha Martinez në fjalët e tij pas dhurimit të donacionit.

Shpërndaje në: