Guardiola: E di se do të gjykohem nga Liga e Kampionëve, nesër ka rëndësi veç fitorja

Guardiola: E di se do të gjykohem nga Liga e Kampionëve, nesër ka rëndësi veç fitorja

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp sot para sfidës së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Leipzigut.

Skuadrat kishin barazuar 1:1 në lojën e parë të zhvilluar në Gjermani, ndërsa tash kampionët e Anglisë do të mundohen të fitojnë në “Etihad Stadium” për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

“Aventura ime në Manchester City do të gjykohet nga fitorja e këtij kompeticioni, e di këtë mirë që nga momenti i parë, nga loja e parë. Kjo nuk nënkupton se edhe unë jam dakord. Nesër duhet ta mundohemi ta aplikojmë lojën tonë dhe ta fitojmë lojën. Nuk ka rëndësi nëse shënojmë shumë gola apo jo, vetëm duhet të fitojmë. Jemi në garë për tre trofe, e rëndësishme është që të jemi ‘gjallë’ në dy muajt e fundit”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ai foli edhe për paraqitjet e Erling Haalandit, i cili po shkëlqen në këtë sezon me “Citizens”.

“Një lojtar nuk duhet vetëm të shënojë. Është e qartë se për një sulmues është gjëja kryesore, por duhet të shikohen edhe detajet tjera. Kemi nevojë që ai të jetë i përfshirë, të jetë aktiv. Për këtë duhet ne dhe ai të përmirësohemi”, përfundoi Guardiola.

Shpërndaje në: