E fundit: Prishtina e shkarkon trajnerin Ismet Munishi
Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
“FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri. /Periskopi/