Pioli: Objektivi ynë është të dalim në top katërshe të Serie A

Pioli: Objektivi ynë është të dalim në top katërshe të Serie A

Milani mbërrin në ndeshjen e sotme kundër Salernitanës në valën e entuziazmit për kualifikimin në çerekfinale të Champions League dhe gati për të përfituar nga humbja e Interit ndaj Spezias dhe barazimit të Lazios ndaj Bolonjës për të rimarrë vendin e dytë së bashku me zikaltërit. Me gjithatë, një ndeshje e cila për trajnerin Pioli fsheh disa gracka.

“Tani duhet të kthehemi në kampionat me vendosmëri të madhe. Nëse duam të rijetojmë disa emocione që po përjetojmë nga Champions League, duhet të përfundojmë në top katërshen. Pashë atë që doja të shihja këtë fundjavë, ne jemi të fokusuar”, u shpreh Pioli në konferencën për shtyp.

Si është skuadra pas fitores në Londër?

“Ekipi po ecën mirë fizikisht, mendërisht dhe taktikisht. Ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Të mërkurën hodhëm një hap të rëndësishëm për rritjen tonë. Punuam shumë kur kishte shumë procese jashtë, ishim të bashkuar dhe u përpoqëm të kuptonim se çfarë nuk po funksiononte. I gjithë sezoni që do të vijë nga nesër e tutje do të jetë vendimtar.”

Cili do të jetë Milani që do të shohim ndaj Salernitanës?

“Milani më i mirë në mënyrën më absolute, është një ndeshje e rëndësishme. Ajo që bëmë dje nuk vlen më, ajo që bëjmë nesër ka rëndësi.”

A do të jetë Ibrahimovic titullar?

“Nesër jo (për të hënën), por së shpejti. Kjo varet nga shumë gjëra. Ai është duke u përmirësuar, ai është duke u stërvitur vazhdimisht në javët e fundit. Të hënën ai nuk do të fillojë nga fillimi, por ai do të jetë aty për të na ndihmuar.”

Si po kalon Leao?

“Mbi të gjitha në shërbimin më të mirë ndaj tij, ne mund të përmirësohemi, madje edhe kundër Tottenham ai bëri 4-5 lëvizje të thella që nëse do t’i kishim shërbyer, ai me siguri do të ishte përballë portierit. Rafa është lojtari më i lirë në lëvizjet e tij, duhet të kërkojmë hapësira dhe zgjidhje sulmuese.”

Si e gjykoni përparimin e Milanit deri tani?

“Krahasuar me sezonin e kaluar, ne po bëjmë më mirë në Evropë dhe më pak mirë në ligë. Të jemi në gjendje ta vendosim Milanin në Champions League për tre vjet rresht është qëllimi ynë. Që tani e tutje, çdo ndeshje do të jetë e rëndë dhe e rëndësishme, duhet të shtyjmë që të hënën në mbrëmje”.

Është më e rëndësishme të vazhdosh rrugëtimin në Champions League apo të sigurosh të paktën vendin e katërt?

“Po flasim për Kupën dhe para çerekfinaleve kemi një muaj e 4 ndeshje të ligës. Nuk po e mendojmë këtë, mbi të gjitha për shkak të asaj që kam parë te lojtarët e mi këto ditë. Liga italiane ka trajnerë që përgatisin ndeshje dhe studiojnë se si kundërshtojnë kundërshtarin në mënyrën më të kujdesshme, me Salernitanen do kete veshtiresi. Synimi për të ardhur në 4 te parët nuk është dytësore, është prioritet.Duhet të mendojmë vetëm të shënojmë shumë pikë dhe të luajmë mirë”, ka përfunduar Pioli./

Shpërndaje në: