Ekspertët tregojnë tri gjëra që shumë njerëz nuk i dinë për depresionin
Psikologia nga Anglia, Julie Smith, ka treguar tri gëra që njerëzit zakonisht i gabojnë për depresionin.
1.Depresioni nuk ka të bëjë vetëm me humorin e ulët
Disa simptoma të zakonshme të gjendjes së shëndetit mendor përfshijnë ndjenjën e zhgënjimit, të zbrazët dhe pak kënaqësi në aktivitetet që zakonisht do të kënaqeshit.
Si i tillë, një nga keqkuptimet e zakonshme është se nëse vuani nga depresioni, ndiheni me humor të ulët.
Por, sipas Smith nuk është gjithmonë kështu, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me humorin e ulët, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se është e zakonshme të përjetosh shumë ankth kur je në depresion”, u shpreh ajo.
2.Depresioni mund të jetë fizik
Julie Smith tha se depresioni nuk ju prek vetëm emocionalisht, por mund t’iu prek edhe fizikisht.
“Depresioni nuk është vetëm psikologjik, është gjithashtu fizik”, u shpreh ajo.
Sipas saj, depresionu mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, kyçesh, dhimbje shpine, koke dhe gjoksi.
3.Depresioni dhe trishtimi
Julie ka thënë se shumë njerëz nuk e dinë që depresioni dhe trishimi nuk janë e njëjta gjë.
“Depresioni dhe trishtimi nuk janë e njëjta gjë. Trishtimi është vetëm një nga simptomat e shumta të depresionit”, u shpreh ajo.
Ajo shpjegoi që shtë normale të ndjesh trishtim, gjë e cila kalon shpejtë, por sipas saj depresioni mund të jetë gjendje afatgjate.
Megjithatë, sipas saj, nëse ndjenjat e trishtimit nuk kalojnë dhe ato ndërhyjnë në jetën dhe funksionin normal, kjo mund të jetë një shenjë e depresionit.
Simptomat e zakonshme të depresionit sipas Smith, përfshijnë mërzitjen, përlotjen, shqetësimin, nervozën, ndjenjën e fajit, boshllëkun, mpirjen, vetëbesimin e ulët dhe dëshprimin.