Krasniqi flet për incidentin në “Zahir Pajaziti”: Kjo është e patolerueshme
Derbi i sotëm i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit përfundoi me përleshje të tifozëve.
Tifozët e Ballkanit sulmuan ata të Llapit duke dëmtuar ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”.
Pas kësaj ngjarje pati edhe arrestime.
Trajneri, Ramiz Kraniqi i ftuar në emisionin qëndror të sportit ‘VAR’ në Tëvë1, shprehi indinjatën me skenat që ndodhën sot në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
“Kjo është e patolerueshmme. Njerëzit kanë punuar me vite për këtë stadium. Kjo pamje është e trishtueshme, nuk jemi në Evrope ku janë mbi 2 milione huligan. Veprimet asnjëherë nuk po mirren“, tha Krasniqi.